Air Umbrella, risia më e re teknologjike
Pëlqej
Nëse do bënim një liste më objektet të cilat nuk kanë ndryshuar nga forma tradicionale, padyshim ndër to, do të ishte edhe çadra.

Por tani duket sikur ka ardhur koha që dhe çadra të evulojë, duke thyer monotoninë që e karakterizon ndër vite.

Air Umbrella, quhet objekti më i ri që pritet të mbulojë funksionet e çadrës.

Ajo sipas pritshmërive do të jetë perfekte në ditët stresuese më shi, duke eliminuar lagështinë që ajo sjell çadra tradicionale.

Air Umbrella bazohet tek lëshimi i ajrit që del nga pjesa e sipërme e objektit dhe që i shtyn tutje pikat e shiut.

Mësohet që objekti nuk ka dalë akoma në shitje për shkak të disa problemeve të vogla dhe për shkak se mungojnë financime për prodhimin në seri të këtij objekti. /albeu.com/
Shtuar më 26/07/2016, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori