Ai që vuri bombën në mbathje ishte agjent i CIA-s
Përsoni që vuri bombn e montuar në mbathje ishte një agjent që punonte për shërbimin sekret amerikan dhe agjencitë e inteligjencës arabe.

Agjenti penetroi brenda lidhjeve të organizatës terroriste në Jemen dhe mundi të ndjekë lëvizjet e bombës plastike pa përbërje metali duke e sjellë më pas në duart e autoriteteve amerikane.

Agjenti mësohet sipas mediave se ka dalë nga Jemeni drejt Arabisë Saudite dy javë më parë duke lejuar autoritetet amerikane të kryejnë një sulm shkatërrues duke vrarë disa të dyshuar në Jemen.

Sipas mediave ky rast tregon edhe nivelin e futjes së SHBA-ve dhe shërbimit saudit në strukturat e al-Qaedas. Megjithata gjithçka mbetet misterioze për aq kohë sa brena këtyre ngjarjeve përfshihen strukturat e shërbimeve sekrete.
Shtuar më 09/05/2012, ora 12:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori