Adoleshentja pa këmbë e duar po i habit të gjithë me dhuntinë e saj (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një adoleshente e cila humbi të katër gjymtyrët pas sëmundjes së meningjitit, ka tërhequr shikuesit në mediat sociale me aftësitë e saj të mahnitshme të make-up, shkruan albeu.com.

Izzy Weall u sëmur kur ajo ishte vetëm shtatë vjece dhe pësoi atak kardiak, ndërsa prindërve iu ishte dhënë vetëm një përqind shans për të jetuar.

Adoleshentja u kthye në jetë vetëm nga dhënia e adrenalinës.

Tani ajo po i sfidon të gjithë duke grumbulluar mijëra ndjekës në kanalin e saj në YouTube.

Kanali i saj tregon se si ajo aplikon make-up e saj, pavarësisht se ajo nuk ka duar po vetëm brryla dhe me profesionalizëm bën make-up dhe tregon detaje nga jeta e saj e përditshme , si vishet apo ushqehet, përcjell albeu.com.

Nëna e saj, Catherine Lloyd, u shpreh se: "Ajo kurrë nuk ka lejuar asgjë të ndalojë të bëjë atë që do". /albeu.com/

Shtuar më 21/10/2017, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori