Adoleshenti filmon aksidentalisht momentin kur shoku i tij bie për vdekje nga ura (VIDEO)
Ky është momenti trishtues kur një i ri bie nga ura duke gjetur vdekjen.

Pamjet e tmerrshme nga Brazili tregojnë Daniel Faustino Pinto Filho, 18, duke luajtur me disa shokë, që të gjithë duke tentuar që të “balancoheshin” buzë një ure.

Dy nga djemtë tërhiqen nga mbrojtësja e urës, por Filho qëndron ende aty, me këmbë mi parvazin e ngushtë.

Teksa grupi bënin shaka, një vajzë duket të ketë prekur këmbën e tij, duke e shtyrë kështu për të rënë poshtë urës. Ai fatkeqësisht humb ekuilibrin dhe bie poshtë në lumë.

Trupi i tij thuhet se u gjet nga zjarrfikësit 14 orë më vonë në lumin Jamari, në zonën rurale të njohur si Misiones do Oeste, në shtetin perëndimor brazilian Rondonia. /albeu.com/

Shtuar më 14/02/2017, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori