Sekreti i aftësive të
bubrrecave që jetojnë në vende të pështira janë zbuluar në AND-në e tyre.
Bubrrecat
amerikane janë shpërndarë rreth botës pasi kishte hyrë në Afrikë në fillim të shekullit të 16-të.
Popullimi i tyre shpërtheu përderisa insektet, shtëpitë e tyre i bën në qoshet e errëta dhe të lagështa të shtëpive, restoranteve dhe zyrave, ku tualetet dhe kuzhinat u bënë vendet e preferuara të tyre, raporton “The Guardian”.
Për të kuptuar se si speciet, të cilat rriten deri në 5 cm, shkencëtarët kinezë kanë deshifruar tërë përbërjen gjenetike të
bubrrecave amerikane, “Periplaneta americana”.
Ata zbuluan se ky lloj i species i ka më shumë se 20, 000
gjene, duke bërë që të ketë sa një njeri.
Shuai Zhan, i cili punon për projektin e Institutit të Fiziologjisë, dhe Ekologjisë në Shangai, vërejtën grupe jashtëzakonisht të mëdha të gjeneve që duket se ndihmojnë bubrrecin amerikan të mbijetojnë në shtigjet e palakmueshme që i ka përshtatur. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2018,
ora 23:01