E FUNDIT/ Dyshohet të jetë infektuar nga ashensori, preket nga COVID 19 mësuesi në
A mund ti mbajmë ndezur telefonat gjatë fluturimit? Ja çfarë thotë piloti
Ka dy lloje njerëzish që fluturojnë me aeroplan: ata që e duan atë dhe ata që nuk e duan atë apo frikësohen.

Grupi i dytë bën gjithçka që duhet në mënyrë që fluturimi i tyre të shkojë siç duhet. Ata e dinë se duhet ta vendosin rripin dhe se pajisjet elektronike duhet fikur.

Këta njerëz jo vetëm që i vendosin pajisjet e tyre në “airplane mode”, por edhe i fikin tërësisht ato.

Ata mendojnë se përdorimi i celularit, tabletit ose ndonjë pajisje tjetër elektronike disi do t’i pengojë aeroplanit gjatë fluturimit.

Në realitet, pajisjet nuk kanë asnjë efekt në bord, por ndikojnë tek pilotët. Duke folur për Liverpool Echo, piloti i EasyJet, Chris Forster, hodhi poshtë të gjitha mitet që qarkullojnë rreth kësaj dileme.

“Celularët? Nuk ka asgjë për t’u brengosur”, thuhet sipas Chris. “Sistemet e kontrollit ajror janë aq të sofistikuara tani sa që nuk shkaktojnë asnjë interferencë”, tha ai.

Por, sipas tij, ky rregull për fikjen e pajisjeve elektronike daton shumë vite më parë, kur nuk kishim gjëra të tilla si iPad.

“Ligjet kanë filluar të zbuten – tani mund t’i përdorni pajisjet tuaja në mënyrë të sigurt gjatë fluturimit. Mendoj se do të shohim edhe më shumë ndryshime gjatë viteve të ardhshme”, tha ai.

Raportohej në të kaluarën se një celular mund të ketë efekt në kufjet e pilotëve, duke shkaktuar një zhurmë kur celularët marrin mesazh. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2017, ora 16:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori