Tha se bënte shaka, Stresi ndërron skenar: 18-vjeçaren e mora për videoklip

Stresi duket se nuk po gjen rehat me deklaratat e tij. Pas fotos ku shfaqej me një vajzë dhe lajmit se reperi është tashmë në një lidhje, ishte vetë Stresi që e mohoi diçka të tillë.

Më pas, ai deklaroi se ajo foto ishte shaka.

Ditën e sotme, i ftuar në “Ftesë në 5”, Arkimed Lushaj tha se vajzën e ka punësuar për të qenë pjesë e një projekti muzikor dhe se shkrimi krahas fotos së publikuar ishte provokativ.

“Kjo është një këngë. Gabimi është vetëm imi. Kur shkrepëm foton, e hodha pa e menduar që do të bëhej kaq e madhe. Dikush mund ta ketë nxjerrë për t’i bërë keq vajzës. Nuk e njoh shumë, ka qenë atë ditë në videoklip. Edhe shkrimi im ishte pak provokativ”.

Ai u shpreh se aktualisht është ‘single’, por dëshira më e madhe është të bëhet prind.

“Unë jam single aktualisht. Bëj jetën time më së miri. Dëshira ime më e madhe është të bëhem baba. Dua tre fëmijë. Do të jem babai më i mirë në botë”.


Shtuar 11.09.2023 18:40