Shiste bileta të falsifikuara në urban, dëshmia e faturinos: M’i dha pronari, i përdornim shumicën e kohës

Detaje të reja nga hetimi për biletat e falsifikuara të transportit urban në kryeqytet, konkterisht linja Tiranë – Kërrabë.

Zbardhet dëshmia e faturinos së arrestuar Amarildo Çollaku, që iu sekuestruan disa blloqe me bileta autobusi të falsifikuara.

Sipas hetimeve  ka rezultuar se organizatorë të skemës se falsifikimit janë dy vëllezërit, Festim dhe Veiz Ibraliu.

Sipas policisë nga këqyrja a faqes KQB rezulton se shtetasi Veiz Ibraliu, është administrator i subjektit klindit.

Te dy pronarët kane dale ne pah nga dëshmia e Amarildo Çollaku, faturins se arrestuar. Ai ka treguar para policisë se, blloqet e bilateve ia ka dhënë pronari Festim Ibraliu.

“M’i dha te lokali ne pronësi te tij, Narkos. Pronari me ka dhënë 2 palë fatura, një pale të rregullta dhe palë të pa rregullta. Pronari ndonjëherë me thotë të përdorim biletat e licencuara, ndonjëherë te pa licencuar, kur e sheh ai te arsyeshme. Ne shumicën e rasteve përdorim bileta të pa licencuara, kur ndonjë qytetar na e kërkon të licencuar ia japim. Këto bileta janë të vulosura nga pronari, por nuk e di kush i vulos”, ka thënë ai.

Abuzimet janë bërë të shpeshta, dhe probabiliteti që edhe linjat e tjera të përdorin bileta false, është i lartë./albeu.com


Shtuar 14.03.2022 12:37