Reforma territoriale, ekspertët e opozitës: Shqipërisë i duhet ligji për referendume lokale

Komisioni i reformës territoriale ka vijuar me diskutimet mbi raportin, ku përfaqësuesit e opozitës kanë dhënë rekomandimet e tyre. Specialisti i PD-së, Agron Haxhimali ka kërkuar të hiqet emri qark.

“Rekomandojmë te kemi 6 rajone, dhe te hiqet emri qark”, tha ai. Ai theksoi më tej se Shqipërisë i duhet një ligj, i cili garanton referendumet lokale.

“Shqipërisë i duhet ligji për referendume lokale”, tha ai.

Partia Demokratike, grupimi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, ka bërë të ditur se do të propozojë rritjen e numrit të bashkive nga 61 në 92 bashki dhe uljen e numrit të qarqeve në 6 rajone.

Ndërsa mbështetësit e Sali Berishës kanë kërkuar 95 bashki  dhe 5 rajone. Aktualisht Shqipëria numëron 12 qarqe dhe 61 bashki.