A është ky planeti i nëntë?
Së fundmi astronomët amerikanë pretendojnë se kanë prova të fuqishme që në sistemin tonë diellor ekziston një planet i nëntë, i cili orbiton përtej Plutonit.

Ekipi i shkencëtarëve të Institutit Kalifornian të Teknologjisë, Caltech, ende nuk e vërteton dot me një vëzhgim të drejtpërdrejtë praninë e trupit qiellor dhe e mbështet pretendimin e tij mbi mënyrën sesi janë parë të lëvizin objektet e tjera të largëta.

Nëse teoria në fjalë rezulton e vërtetë, ky planet i hamendësuar do të ketë një masë 10 herë më të madhe se të Tokës. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2016, ora 15:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori