A e dinit se farat e pishës hahen?
Shumë pak njerëz e dinë por në fakt farat e pishës kanë një përdorim të gjerë në kuzhine.

Ato mund të konsumohen të gjalla ose të piqen por gjithsesi efekti që kanë në organizëm është i mahnitshëm.

Arrat e pishës janë në fakt fara qe i prodhojnë disa lloje të pishave.

Kanë prejardhjen nga Azia. Janë shumë të vogla, por madhësia e tyre mos t’iu gënjejë, sepse janë të pasura me materie ushqyese.

Arrat e pishës janë burim i shkëlqyeshëm i proteinave, përmbajnë acidin alfa-linolenik, i cili është i shkëlqyeshëm për zemrën dhe përmban vitaminë B.

Janë burimi i vetëm i acidit linoleik i cili ndihmon gjatë rregullimit të apetitit. Përmbajnë hekur i cili paraqet komponimin kyç të hemoglobinës, i cili e pasuron organizmin me oksigjen dhe energji.

Janë të pasura me magnez i cili është i rëndësishëm për punën e rregullt të muskujve, liron nga ngërçet dhe lodhja. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2017, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori