Rriten rastet me Covid-19 në Kosovë, sot asnjë humbje jete

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, janë regjistruar 16 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.577. Në total numri i rasteve aktive është 402.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.580 doza të vaksinës. Deri më sot 822.166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 5.05.2022 15:03