Tri gabime që bëjnë shumica e grave kur vendosin parfum

Të vendosësh parfum është e lehtë  pak spërkatje, dhe ke mbaruar. Por, vendosja e duhur kërkon pak më shumë aftësi dhe finesë.

Po për tendencën që keni drejt spërkatjes së kyçeve dhe pastaj fërkimit të tyre? “Shumë keq”, thotë parfumeri fitues i çmimeve franceze-armene Francis Kurkdjian.

Për fat të mirë, disa ndryshime të thjeshta mund t’ju kthejnë në kursin e duhur të nuhatjes.

Më poshtë gjeni tri gabime të zakonshme që gratë bëjnë kur bëhet fjalë për blerjen dhe vendosjen e parfumit – dhe si t’i rregullojmë ato në një çast.

Mos fërko, thjesht spërkat

Atë zakon gati të pavetëdijshëm të aplikimit – duke vendosur pak aromën në kyçet tuaja dhe më pas duke i shtypur së bashku përpara se të zgjasni qafën – është në të vërtetë “shumë e keqe”, thotë Kurkdjian.

Fërkimi i krijuar, vazhdon ai, “ngroh lëkurën, e cila prodhon enzima natyrore që ndryshojnë rrjedhën e aromës”. Për të ruajtur integritetin e aromës tuaj (dhe siguroheni që ajo të zgjasë më shumë në lëkurën tuaj), spërkatni të dy kyçet lehtë, lëreni parfumin të zhytet, dhe mos bëni më asgjë, thotë Kurkdjian.

Mjedisi është kyç


Kur bëhet fjalë për ruajtjen, parfumi është pothuajse si një organizëm i gjallë – është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj ndryshimeve mjedisore. “Parfumit nuk i pëlqen të shkojë nga i ftohti në të nxehtë”, thotë Kurkdjian, duke shtuar se zhvendosjet e tilla të temperaturës “shkaktojnë reaksione kimike të papritura brenda përbërësve natyralë, dhe për këtë arsye e plakni parfumi më shpejt”. Lënia e një aromë agrumesh në banjën me avull, për shembull, “ndikon në freskinë” dhe mund të bëjë që një lëndë e parë, të marrë erë pak.

Rrezet ultraviolet mund të ndryshojnë gjithashtu ngjyrën e një parfumi – duke i kthyer tonet qelibar në të gjelbër, paralajmëron ai. Çuditërisht, vendi më i mirë për të ruajtur aromën është kutia në të cilën ishte fillimisht, në temperaturën e dhomës.

Parfumet më të mira vijnë në pako të vogla


Parfumi duhet të konsumohet me një ritëm të shpejtë. Mbajtja e një shishe gjysmë të përdorur në raftin tuaj lejon oksigjenin (“armiku natyror i parfumit”, thotë Kurkdjian) të shkatërrojë ngadalë molekulat e aromës, duke ndryshuar përbërjen e saj.


Shtuar 17.04.2022 12:13

Tags: