A e dini se në Europë është një territor ku ndalohet rreptësisht fluturimi i avionëve?
Pëlqej
Mijëra avionë fluturojnë gjatë ditës në të gjithë botën, por ka disa zona në të cilan është i ndaluar fluturimi për shkak të rrezikut që vjen nga toka.

Një ndër to është qielli i Koresë së Veriut prej disa muajsh pas fillimit të krizës së testimit të raketave, por një territor i ngjashëm ndodhet edhe në Europë, shkruan Albeu.com.

Bëhet fjalë për zonën lindore të Ukrainës, pikërisht përreth Donjeckut ku nuk lejohet fluturimi i avionëve civilë.

Vendimi u mor pas sulmit me raketë nga toka ndaj avionit civil të avionit të Malaysia Airlines duke shkaktuar humbjen e jetës së 283 pasagjerëve dhe 15 anëtarëve të ekuipazhit.

Zona është nën drejtimin e separatistëve pro-rusë, të cilët dysohet se goditën me raketa tokë-ajër avionin në fjalë. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2017, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori