Kur bëhet fjalë për punën tepër sfiduese të drejtimit të një kombi, arsimimi universitar mund të ndihmojë në ngritjen e një udhëheqësi drejt suksesit. Shumica dërrmuese e krerëve të qeverisë kanë një lloj arsimi pas-sekondar – 83% në fakt, por fushat e tyre të studimit ndryshojnë shumë.
Disa udhëheqës, si Alain Berset i Zvicrës, kanë
studiuar në mënyrë specifike shkenca politike apo juridik në universitet. Udhëheqës të tjerë, si
presidenti i Paraguajit, Horacio Cartes, morën një rrugë të gjatë drejt niveleve të larta, duke
studiuar mekanikën e aviacionit në Shtetet e Bashkuara.
Të dhënat e mëposhtme, nga SavingSpot, japin një vështrim informativ në atë se cfarë kanë
studiuar liderët botërorë, transmeton IndeksOnline:
Donald Trump:
Presidenti i Amerikës mban një diplomë Bachelor të Shkencave në Ekonomi nga
Universiteti i Pensilvanisë “Ëharton School of Business”.
Justin Trudeau: Kryeministri i Kanadasë mban dy diploma: Bachelor i Arteve në Letërsi nga
Universiteti McGill dhe Bachelor i Arsimit nga
Universiteti British Columbia.
Enrique Peña Nieto:
Presidenti i Meksikës ka një diplomë të juridikut nga Universidad Panamerica dhe një MBA nga Instituti i Teknologjisë Monterrey.
Angela Merkel: Kancelarja gjermane ka një sfond arsimor të rëndë. Merkel u arsimua në
Universitetin Karl Marx, në Leipzig, ku
studioi fizikë nga viti 1973 deri në vitin 1978. Ajo u nderua me doktoraturë për tezën e saj në kiminë kuantike në vitin 1986 dhe u njoh për aftësitë e saj në rusisht dhe matematikë.
Emmanuel Macron:
Presidenti francez
studioi filozofi në
Universitetin e Paris-Ouest Nanterre La Défense. Po ashtu, Macron mori një diplomë master në çështjet publike në Institutin e Studimeve Politike të Parisit.
Recep Tayyip Erdogan: Erdogan
studioi Administrim Biznesi në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Ekonomike Aksaraj, tani e njohur si Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative të Universitetit Marmara – ndonëse disa burime turke kontestojnë se ai ka marrë pjesë ose ka diplomuar.
Stefan Löfven: Kryeministri i Suedisë mori një rrugë më të pazakont drejt qeverisë. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak në Forcën Ajrore Suedeze, Löfven u bë një saldator dhe më pas një përfaqësues i sindikatës. Përfundimisht, Löfven u bë kryetari i parë i IF Metall, një sindikatë e sapoformuar që përfaqësonte mbi 300,000 punëtorë.
Vladimir Putin: Para se të bashkohej me KGB në vitin 1975, Putin
studioi juridikun në
Universitetin Shtetëror të Leningradit (tani
Universiteti Shtetëror i Shën Petersburg).
Xi Jinping: Xi
studioi inxhinieri kimike në
Universitetin prestigjoz të Pekinit Tsinghua.
Shtuar më 15/08/2018,
ora 18:12