Ukraina merr raketa anti-anije nga Danimarka, ja plani për Rusinë

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov ka deklaruar se vendi i tij ka filluar të marrë raketa anti-anije Harpoon nga Danimarka dhe raketa vetëlëvizëse nga Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me agresionin rus.

“Mbrojtja bregdetare e vendit tonë nuk do të forcohet vetëm nga raketat Harpoon, por ato do të përdoren nga ekipe të trajnuara ukrainase”, shkroi Reznikov në faqen e tij në Facebook.

Ai tha se raketat Harpoon do të vihen në koordinim së bashku me raketat ukrainase Neptun për të mbrojtur bregdetin, duke përfshirë portin jugor të Odesës.

Serhiy Bratchuk, një zëdhënës për administratën ushtarake rajonale të Odesës në Ukrainën jugore, tha në një postim në internet se “me këtë do të fundosim të gjithë flotën ruse të Detit të Zi?”

Muajin e kaluar anija Moskva, në Detin e Zi, u mbyt pas asaj që Ukraina tha se ishte një sulm me raketa kundër anijeve. Ndërsa Moksa u përgjigj se zjarri u shkaktua nga një shpërthim municioni, shkruan Reuters.

Pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, Rusia vendosi një bllokadë detare në portet e Ukrainës, duke penguar eksportet vitale të grurit. Ajo ka përdorur gjithashtu flotën e saj të Detit të Zi për të nisur sulmet me raketa.