”Vdekje për ne dhe robëri për të tjerët’”, marinarët ukrainas flasin për situatën në Mariupol

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se dhjetëra mijëra njerëz ka të ngjarë të jenë vrarë në Mariupol, në jug të Ukrainës.

Duke folur me përfaqësuesit së Koresë së Jugut gjatë një takim online, ai tha se qyteti jugor ishte “shkrumbuar” dhe kushtet në qytet ishin dëshpëruese, pasi forcat ruse përqendruan trupat për një sulm të ri në zonë.

Ende nuk ka mundësi për të verifikuar në mënyrë të pavarur numrin e njerëzve të vrarë, por marinarët ukrainas atje thonë se municioni i tyre po mbaron dhe flasin për “betejën e tyre përfundimtare”, duke shtuar se “është vdekje për disa prej nesh dhe robëri për të tjerët”.

Qyteti i rrethuar është një nga nëntë zonat ku janë ngritur korridore të reja humanitare megjithëse autoritetet thonë se trupat ruse po ngadalësojnë evakuimin./albeu.com


Shtuar 11.04.2022 15:09