Të gjithë banorët e këtij qyteti në kërkim të thesarit që fshehën nazistët

Gati 400 banorë të Omeren, një qytezë e vogël në juglindje të Holandës, kanë parë dhjetëra vizitorë të mbërrijnë javën e fundit, të pajisur me detektorë metali në kërkim të një thesari që daton që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Popullariteti i papritur i këtij vendi, i përjetuar me njëfarë bezdie nga banorët, u shkaktua nga publikimi në internet i një harte që daton qënga viti 1945.

Sipas dëshmive të një ushtari gjerman, disa arka municionesh ishin groposur në këtë zonë dhe ato përmbanin ar, diamante, monedha dhe xhevahire të ndryshme. Në hartë, vendi ku ishte varrosur thesari është shënuar me shenjën X. Harta u bë publike javën e kaluar nga Arkivi Kombëtar i Holandës.

Arkivi e kishte marrë në dorëzim 75 vjet më parë, por gjatë gjithë kësaj kohe donatori i sajkishte kërkuar që ajo të mbahej sekret për publikun. Në fakt, nuk është hera e parë që kërkohet një thesar. Në vitet menjëherë pas luftës, ka pasur disa ekspedita të tilla, të cilat nuk kanë arritur të gjejnë asgjë.

Megjithatë kjo nuk i ka penguar kërkuesit që të vazhdojnë kërkimet. Historia u tregua në vitin 1946 nga gjermani Helmur Sonder. Sipas tij në vitin 1944, së bashku me 3 ushtarë të tjerëkishte qenë në një degë të bankës Arnhem, rreth 40 kilometra larg qytezës, të goditur nga një sulm ajror i aleatëve.

Bombat kishin shkatërruar edhe një kasafortë, e cila përmbante ar dhe xhevahire, që sot llogaritet të kenë një vlerë prej 16 milionë eurosh. Të katërt morën aq thesare sa mundën, e fshehën në arka municionesh, të cilat më pas do t’i varrosnin në vitin 1945 kur avancimi i forcave aleate do të çlironte qytetin.

Arkat u varrosën nën një pemë plepi, siç tregohet në hartë, në një thellësi 70-80 centimetra. Kërkimet nisën menjëherë pas luftës. Ishte vetë Sonder ai që ua tregoi hartën autoriteteve lokale dhe mori pjesë personalisht në një gërmim në vitin 1947.

Por nuk u gjet asgjë as atëherë dhe as më vonë, dhe historianët vendas dyshojnë nëse thesari ekziston vërtet, duke qenë se askush në 80 vjet nuk e ka denoncuar ndonjëherë zhdukjen e asaj sasie të madhe ari, bizhuterish dhe gurësh të çmuar. Megjithatë, ka shumë raste të ngjashme:mbi të gjitha vepra arti, të pa pretenduara nga askush, që megjithatë janë zbuluar shumë vite më vonë.

Sonder ishte i bindur se të paktën një nga shokët e tij ishte rikthyer për të marrë thesarin përpara se autoritetet të kishin dijeni për të. Por ekziston edhe mundësia që gjermani të ketëshpikur gjithçka vetë, apo që menjëherë pas luftës nuk e mbante mend se ku ishte fshehur thesari.

Më vonë, dikush që mund të kishte qasje tek ai informacion, ndoshta nga Arkivi Kombëtar, mund ta ketë marrë atë. Kërkuesit e shumtë që kanë mbërritur së fundmi në fshatin holandezjanë të bindur se thesari ekziston dhe është ende aty, i fshehur diku.

Që nga ajo kohë peizazhi ka ndryshuar shumë, plepat janë zhdukur, dhe njohja e vendeve, pavarësisht detajeve që ofron harta, mund të jetë një gjë shumë e vështirë. Zona ishte afër vijës së frontit në fundin  Luftës së Dytë Botërore, ndaj gërmimi apo përdorimi i detektorëve metalikë mund të jetë i rrezikshëm:në zonë mund të ketë ende bomba të pashpërthyera.

Për më tepër, ligjet holandeze në lidhje me trashëgiminë artistike i ndalojnë gërmimet arkeologjike, përveçse nëse ato autorizohen zyrtarisht pas procedurave të gjata. Banorët ankohen se as rreziku i gjobave nuk duket se po i pengon kërkuesit nga veprimtaria e tyre,dhe se ditët e fundit është e zakonshme të hasësh kudo gropa të hapura dhe njerëz që enden natën me pishtarë dhe detektorë metali, madje edhe në oborret e shtëpive.

Thesaret e fshehura të nazistëve, kanë nxitur shumë histori, por edhe shumë kërkime nga periudha e pasluftës e deri më sot. Në shumë raste ato janë legjenda, edhe pse besohet se ushtria naziste ka vjedhur mijëra vepra arti në vendet e pushtuara, si nga muzeumet ashtu edhe nga koleksionet private, veçanërisht nga familjet hebreje.

Në vitin 2020 , ditari i supozuar i një oficeri gjerman, që u publikua pas 75 vitesh, vinte në dukje 11 vende të ndryshme në Poloni, ku nazistët dyshohet se fshehën veprat e artit dhe thesaret e vjedhura gjatë luftës. Edhe ai rast nxiti ​​shumë kërkime, kryesisht nga amatorë,

të cilat nuk sollën asnjë rezultat. Më pas ekspertët e studiuan më me vëmendje ditarin e supozuar, duke arritur në përfundimin se ai ishte i falsifikuar gjatë viteve 1980.  /il post/


Shtuar 9.02.2023 19:37