Sa delegatë firmosën për Kuvendin e datës 18 dhjetor? Bardhi zbulon shifrën

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka konfirmuar se për Kuvendin e datës 18 kanë firmosur 5259 delegatë.

Sipas përkthimit në përqindje, sipas numrit dy të PD-së, kjo shifër është rreth 69% e demokratëve që janë pro Kuvendit të 18 dhjetorit.

“Anëtarët e Kuvendit nuk i kanë hedhur në kosh me përgjegjësinë e tyre kanë konfirmuar masivisht pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të PD. Secili prej tyre ka nënshkruar nën prezencën e një zyrtari të partisë formularin. Kësaj thirrje përçarëse nuk i janë përgjigjur duke konfirmuar pjesëmarrje 5259 anëtarë të Kuvendit ose 69% e tyre”, deklaroi Bardhi në konferencën e thirrur për mediat në selinë blu.

Të pranishëm me Sekretarin e Përgjithshëm janë edhe kryetarët e degëve të PD, të cilët Bardhi i falënderoi për “përgjegjësinë e treguar gjatë këtij procesi”, ka deklaruar Bardhi./albeu.com/