9 vjeçari nga Shkodra, fëmija më i bukur në botë
Henri Shaqiri është djaloshi 9 vjeçar nga Shkodra i cili rrembeu çmimin e parë në spektaklin “Fëmijët më të bukur në botë”, të realizuar në Turqi.

Për Henrin është hera e dytë që merr pjesë në këtë spektakël, pasi dhe vitin e kaluar ai mori çmimin “Princi” në garën mes 12 vendeve të botës.

Në intervistat me mediat e huaja, Henri nuk e ka mohuar origjinën e tij, ai ka thënë që vjen nga një vend i vogël por me njerëz të mirë dhe bujar.

Me tiparet e një fëmije shumë të ëmbël Henri ndihet krenar për pamjen e tij veçanërisht për flokët e tij. “Më pëlqejnë pasi kështu jam si fotografi im”, thotë djali shkodran./albeu.com/
Shtuar më 11/10/2016, ora 10:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori