Të diplomohesh në moshën 89-vjeçare tashmë nuk përbën më çudi, pasi një gjë e tillë është kthyer në realitet. Kjo histori i ka ndodhur një veterani të Luftës së Dytë Botërore i quajtur John P. Kupchella, i cili ka marrë diplomën e shkollës së
mesme në këtë moshë.
Atij i'u desh të largohej në vitin e dytë të shkollës së
mesme nga gjimnazi ku ishte rregjistruar në Pensilvani, për t’i ardhur në ndihmë nënës së tij, pasi kishin probleme ekonomike. "Unë isha i gatshëm të bëja gjithçka për nënën time, pasi kushtet ishin të tilla dhe ndihma ime ishte shumë e nevojshme që ajo mos të kishte më telashe me paratë.
Më pas, detyra patriotike më thërriste dhe u detyrova të shkoja në luftë, duke hequr dorë përfundimisht nga shkolla," është rrëfyer 89-vjeçari.
Ai i'u bashkua ushtrisë amerikane duke shërbyer si ushtar në Luftën e Dytë Botërore dhe nuk u largua më prej saj, për 70 vitet e ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2014,
ora 17:16