88 vjeçari gazetashitës
Bill Aitken nga Skocia është shpërndarësi më i vjetër i gazetave në këtë vend. Ai është 88 vjeç dhe pavarësisht moshës ai vazhdon ta bëjë punën e tij.

Çdo ditë zgjohet në mëngjes rreth orës gjashtë, në mënyrë që fqinjët e tij të mos mbesin të painformuar.

Aitken është pensionuar si automekanik, por para gjashtë vitesh ka filluar të shpërndajë gazeta, në mënyrë që t’i zbukurojë ditët e tij të pleqërisë.

“Po, kam filluar para gjashtë vitesh dhe kjo punë më plotëson. Jam në gjendje që të dorëzoj 30 gazeta, që për fshatin tim mjaftojnë. Kënaqem me punën dhe nuk e kam në plan që ta ndërpres”, citon The Sun fjalët e 88-vjeçarit.

Dëshira e tij e flaktë për të punuar në këtë moshë e ka shtyrë gazeten prestigjioze The Sun që ta ketë atë personazh në një artikull.

Edhe gruaja e tij 71-vjeçare është e kënaqur me punën e tij. Ajo thotë se meqë nuk kemi stërnip, për ta humbur kohën atij i duhet të punojë.
Shtuar më 07/05/2012, ora 14:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori