Skandali seksual në zyrën e Gjicit, zv.kryebashkiaku i Kukësit paraqitet në SPAK

Zëvendëskryetari i Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Mësohet se Gjana do të pyetet lidhur me çështjen e ish-kreut të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Kujtojmë se rreth dy muaj më parë Gjici u përshi në një skandal, pas videoseksuale në zyrën e Bashkisë, e publikuar në rrjete sociale, me Alma Kaçin

Granit Gjana, është personazhi i tretë i video-skandalit, dhe personi që merr kontakt me Alma K., duke administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës.

Sipas të dhënave të siguruara deri më tani, Gjana ka pranuar se sipas udhëzimit që i dha Gjici, ka pranuar dokumentacionin e Alma K., për planin e ndërtimit të qendrës së sterilizimit dhe kastrimit të qenëve të rrugës.

Por theksoi se plani ka mbetur vetëm në letër, pasi ende një shërbim i tillë nuk ishte diskutuar në këshillin bashkiak.

Vijon…


Shtuar 4.08.2023 12:07