Vrasja e Jonadës, mbyllen hetimet për Arjan Tasen, zbardhet akuza e Prokurorisë

Ngjarja e rëndë e Potamit, ku vogëlushja Jonada Avdia u vra nga ish-polici Arjan Tase me skafin e tij, ishte nga më tronditëset për verën e trazuar të Shqipërisë gjatë këtij viti.

Ditën e sotme, Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës është marrë i pandehur për vrasjen e vogëlushes 7-vjeçare.

Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet dhe ka ngritur akuzën e “Vrasjes së kryer në formën e dashjes indirekte” për Arjana Tasen.

Sipas dosjes hetimore, Tase teksa drejtonte një gomone në një zonë detare të ndaluar dhe e destinuar për pushues, ka goditur me helikat e motorëve vajzën e mitur, Jonada Avdia, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Gjatë fazës së komunikimit të akuzës punonjësi i policisë Arjan Tase, ka pranuar autorësinë e krimit, duke kërkuar falje familjarëve të vajzës së mitur.

Pritet që në ditët në vijim, dosja penale ti nënshtrohet gjykimit në seancë paraprake, ku do kontrollohen veprimet hetimore të kryera nga prokuroria e Vlorës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2v gusht 2022.

E mitura po lahej në breg të detit me babain e saj kur u godit nga pjesa e motorit të skafit i cili  drejtohej nga Arjan Tase.

Vajza e vogël humbi jetën në vendin e ngjarjes./Albeu.com.


Shtuar 7.07.2023 19:17