Sako apo Cara? Gara për bashkinë e Durrësit, kush kryeson deri tani

Emirjana Sako e partisë Socialiste kryeson garën në Durrës.

Sipas KQZ, deri tani janë numëruar 220 kuti nga 342 në total.

Në bazë të rezultateve, Sako numëron 30949 vota ose 55.79%, ndërsa rivali i saj, kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara numëron 24522 vota ose 44.21%.

Teksa kanë mbetur edhe 122 kuti për tu numëruar nuk dihet nëse do të kemi përmbysje të rezultatit apo jo.


Shtuar 15.05.2023 13:13