Gjenden mbi 2 mijë bimë kanabisi në Shkodër, ende nuk dihen autorët

Zbulohen 2653 rrënjë kanabisi në Shkoder, asnjë gjurmë nga autorët.

Kjo ishte faza e 8 e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, ndërsa gjatë 2 ditëve të fundit u zbuluan 2653 rrënjë kanabisi në Shkodër.

Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 40 627 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, janë vënë në pranga 3 autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e autorëve të rasteve të tjera të kultivimit të bimëve narkotike. Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policise

Finalizohet faza e tetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, ndërsa gjatë 2 ditëve të fundit u zbuluan 2653 rrënjë kanabisi në Shkodër. Në ditën e parë të kësaj faze, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatrat Shllak dhe Temal, Vau i Dejës, shërbimet e Policisë gjetën 2385 bimë të dyshuara narkotike canabis sativa.

Ndërkohë në ditën e dytë të kësaj faze, në vendin e quajtur “Kodra e Jakajve”, Vau i Dejës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën të kultivuara 95 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Po në këtë ditë, në fshatin Kuzhnen i Madh, Pukë, u gjetën të kultivuara 173 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Pas kryerjes së veprimeve procedurale, bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 40 627 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, janë vënë në pranga 3 autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e autorëve të rasteve të tjera të kultivimit të bimëve narkotike. Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore. /albeu.com/

 


Shtuar 20.07.2023 14:14