Aksidenti me një të vdekur në Kuçovë, kapen dhe arrestohen dy autorët minorenë

Pas aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kuçovës, ku vdiq një grua 72-vjeçe dhe u plagos rëndë një 74-vjeçare, policia e Kuçovës ka mundur të identikojë dhe arrestojë autorët,që u larguan nga vendi i aksidentit.

Nëpërmjet kamerave të sigurisë të bizneseve përreth vendngjarjes,por edhe nga dëshmitë e banorëve policia mundi të identifikojë dy personat,që ishin në motorr dhe që aksidentuan dy të moshuarat. Dy minorenët: Aurel Sado,17-vjeç dhe Ergys Tafa,15-vjeç kanë qënë mbi motorrin që aksidentoi dy të moshuarat, njëra prej të cilave gjeti vdekjes pas mbërritjes në Spitalin Rajonal të Beratit. Edhe pse u larguan nga vendngjarja për t’ju fshehur policisë, ata u arrestuan disa orë më vonē dhe tashmë ndodhen në ambjentet e DVP-së Berat, ku po merren në pyetje në lidhje me aksidentin e rëndë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën e varrezave në qytetin e Kuçovës, ku dy të rinjtë me motorr pasi goditën të moshurat, u larguan me shpejtësi. Njëra prej grave të aksidentuara,72-vjeçarja Leme Mara ndërroi jetë menjëherë pas mbërritjes në Spitalin Rajonal të Beratit, ndërsa e aksidentuara tjetër File Ahmeti, 74-vjeçe, u transportua në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se, drejtuesi i motorrit, pasi ka përplasur dy gratë është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Mësohet se gratë e aksidentuara ishin komshije me njëra-tjetër dhe kishin dalë për të shëtitur në momentin që janë përplasur mbi trotuar nga motorri.