Zyrtari ukrainas: Raketat ruse godasin Odesën gjatë natës, disa të lënduar

Të paktën gjashtë persona u plagosën, duke përfshirë një fëmijë, pasi raketat ruse goditën qytetin e Odesës në jug të Ukrainës, tha të martën një zyrtar ushtarak ukrainas.

Zëdhënësi i administratës ushtarake të Odesa-s, Serhiy Bratchuk, tha në një postim në Telegram se qyteti ishte shënjestruar nga shtatë raketa lundrimi “Kalibr” të lëshuara nga Deti i Zi.

Gjashtë nga raketat ruse iu shmangën mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe goditën zonat me një “popullsi civile”, tha Bratchuk.

Tre shtëpi dhe të paktën dy ndërtesa të tjera u shkatërruan në sulm, me dëme të raportuara në disa struktura të tjera, shtoi ai.

Beteja për jugun: Zyrtarët ukrainas thonë se një rrjedhë e qëndrueshme e pajisjeve ushtarake ruse po lëviz në perëndim nga Mariupol drejt pjesëve të tjera të Ukrainës jugore, ku forcat ukrainase janë në ofensivë. Sipas zyrtarëve ukrainas, një kolonë prej deri në 100 njësi të pajisjeve ushtarake kaloi përmes Mariupol në drejtim të Zaporizhzhia të shtunën. Disa analistë të pavarur besojnë se kjo është për të mbështetur forcat ruse në Kherson që janë sulmuar nga armët ukrainase me rreze të gjatë./albeu.com


Shtuar 19.07.2022 07:52