7 gra që mund të takjonë Papën veshur me të bardha (FOTO LAJM)

Nëse dikush dëshiron të takojë Papën, së pari duhet të pajtohet me kodin e veshjes.
Njësoj si në të gjitha kishat katolike, shpatullat duhet të jenë të mbuluara dhe fundi asnjëherë mbi gju. Si për femrat ashtu dhe për meshkujt ekzistojnë disa rregulla për t’u zbatuar por asnjëra nuk është aq e veçantë sa moslejimi i ngjyrës së bardhë, për femrat.


Kohët e fundit, Papa Françesku po përpiqet që ta modernizojë kishën, ta bëjë figuriën e jezusit ‘humane’, të jetë më afër njerëzve. Mirëpo, disa gjëra nuk ka mundur t'i ndryshoj dhe një prej tyre është moslejimi i veshjes së bardhë të grave përpara tij.

Nga e gjithë bota, vetë 7 gra mund të vishen me këtë ngjyrë kur e takojnë. Përjashtimet janë: Princesha Charlene e Monacos; Mbretëresha Sofia e Spanjës, mbretëresha Matilde e Belgjikës; Dukesha Maria Teresa e Luksemburgut, mbretëresha Paola e Belgjikës; princesha Marina e Napolit.

Shtuar më 22/05/2019, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori