60 mijë euro për një shqelm, i riu e pëson keq nga gruaja (VIDEO)
Pëlqej
Një i ri që sulmoi një grua në Barcelonë, ndërkohë që shoku i tij filmonte të gjithë ngjarjen në mënyrë që më vonë të postohej në internet ka marrë një dënim të rëndë nga drejtësia.

24-vjeçari i quajtur Mario Garcia Montealegre u detyrua t’i paguajë në dëmshpërblim prej 60 mijë eurosh gruas së sulmuar, përcjell albeu.com

Montealegre shihet duke numëruar me gishta momentin e fillimit të sulmit ndërsa më pas hidhet dhe godet kyçin e këmbës së një gruaje në një kalim të këmbësorëve.

Gruaja, e cila nuk është bërë publike, por thuhet se është 48 vjeç, raportoi incidentin në polici dhe ata u nisën për të gjurmuar fajtorin.

Ndaj tij prokuroria kishte kërkuar tre vite burg. Ndërkohë gruaja pësoi një dëmtim në këmbë. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 20:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori