“Rusia po rekruton njerëz në Kosovë për të luftuar në Ukrainë”, Karamuço: Dy lëvizjet që mund të bëjë Putini

Gjatë intervistës që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha mes të tjerash se Rusia po rekruton njerëz në Kosovë dhe Mal të Zi për të luftuar në Ukrainë. “Ka informacione se Rusia po rekruton njerëz në Kosovën e Veriut dhe Mal të zi për të luftuar krah ushtrisë ukrainase.

Para dy muash, ishte kryefjalë se ushtarët shqiptarë po luftojnë krah vëllezërve ukrainas.”, tha ai. Çfarë pritet të ndodhë tani? Eksperti shpjegon se çfarë lëvizjesh mund të marrë lideri rus. “Ka një profilizim kriminal se një nga gjërat që mori G7 është se ky njeri do të vihet para drejtësisë.

I është ngritur akuzë. Parashikoj se për shkak të këtij tensioni që ka përballë, ose do të kundërvihet në forma të tilla të luftës hibride ose do të negociojë për të legjitimuar Krimenë, Donbasin dhe për të futur Transnistrian. Dhe në fund thotë se ne fituam, morën atë që deshëm.

Nëse shpall luftë ndaj Ukrainës do të thotë se kemi rrezikt ë luftës së tretë botërore. Për shkak se ne jemi vend i Nato-s, rrezikohemi.”, tha ai. /abcnews.al