50 vjet martesë, çifti i habit të gjithë
Një çift vendosi të festojë ndryshe 50-vjetorin e martesës së tyre, duke i befasuar të gjithë të pranishmit.

Ata vendosën të festojnë me të njëjtën veshje që kishin përdorur në ditën e tyre të dasmës, në vitin 1966.

Carole-Ann dhe Jim Stanfield mbetën të habitur kur zbuluan se veshjet e vjetra që ishin në papafingo, u bënin akoma.

Ideja për të veshur fustanin dhe kostumin e vjetër erdhi pasi këtë gjë ua kërkoi mbesa e tyre Hailey, e cila kishte qenë duke parë fotografitë e tyre të dasmës.

“Kur Hayley zbuloi se ne ende i kishim veshjet e dasmës, ajo tha se duhet t’i provonim e këmbënguli që t’i vishnim, kështu që e bëmë për të. Na rrinin në mënyrë perfekte. Ajo gjithashtu na tha të organizonim një festë për të festuar përvjetorin” tha znj.Stangield. /albeu.com/
Shtuar më 24/03/2019, ora 19:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori