Plane për Korçë? Mësoni si paraqitet situata në rrugë

Nëse po plafikoni që këtë të diel ta kaloni në Korçë duhet të merni parasysh se fshatrat turistikë Dardha dhe Voskopoja po mbulohen nga bora, trashësia e së cilës ka arritur nga 5-10 cm.

Sipas zyrtarëve te autoritetit lokal të rrugëve nacionale, nuk paraqiten probleme për sa i përket qarkullimit të automjeteve.

Të gjitha akset janë të kalueshme pa zinxhirë, ndonëse u bëhet thirrje shoferëve për kujdes maksimal në këto rrugë për shkak të lagështirës.

Prej mëngjesit po punohet për hedhjen e kripës në këto akse, në mënyrë që të shmangen aksidentet.


Shtuar 12.01.2020 08:59