5 vjeçari shokon me intervistën e tij, ja pse mori mijëra klikime (VIDEO)
Pëlqej
Një 5 vjeçar ka mahnitur të gjithë, teksa kanë parë intervistën e tij dhënë gjatë edicionit të lajmeve. Jo vetëm që tregoi shkathtësi dhe siguri, por djali në fjalë ishte mjaft i matur në atë se çfarë do të tregonte.

Noah Ritter është 5-vjeçari më i njohur në internet për paraqitjen e tij përpara kamerave dhe për përdorimin e fjalës “me sa duket”.

Noah Ritter ka habitur gazetarët me vetëbesimin e tij gjatë një interviste të dhënë në një televizion, gjatë edicionit të lajmeve. I pyetur nga gazetarja se çfarë mendonte ai për garën, vogëlushi u përgjigj: "Ishte e mrekullueshme dhe mesa duket, unë kurrë nuk kam qenë drejtpërdrejt në një televizion më parë.

Me sa duket, unë nuk shikoj lajme sepse jam një fëmijë dhe gjyshi ma jep telekomandën vetëm pasi ka parë programet e tij.

Unë kurrë nuk kam qenë drejtpërdrejtë në një televizion më parë dhe mesa duket, unë tani që eca me rrëshqitësen time dhe mesa duket isha tmerrësisht i frikësuar”, u shpreh ai.

Intervista e plotë që ai dha për televizionin në Pensilvani, ka marrë me mijëra klikime në YouTube. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori