5 vendet perfekte për të shijuar ditën e dashurisë
1. Venecia

Për një arratisje intime është ideale. Pa shumë zhurmë, e gjeni veten në një gondola dhe ja, një tjetër epokë. Shiheni sy më sy të dashuruar dhe dëgjoni italianët tek ju thonë “Ah, L’amore”! Për tu kthyer në realitet: Venecia është një eksperiencë më vete të cilën mund ta përjetoni pa shumë shpenzime.

2. Maldivet

Një prej ishujve më joshës që mund të prekni ndonjëherë. Uji i kristaltë, shtëpitë e vogla luksoze, darkat në plazh dhe gjithçka tjetër për ta bërë jetën romantike një përrallë. Do t’ju duket sikur jeni 2 njerëzit e fundit në botë, gjë që e bën edhe më pasionant udhëtimin.

3. Praga

Vetë Praga është burim romanticiteti. Ngjyrat e qytetit, ndërthurja fantastike e klasikes me modernen dhe çdo gjë tjetër do ta bëjë magjik këtë vendim. Pub-et e nëndheshme, transporti dhe vetë ajri i Pragës do t’ju bëjë të ndiheni si çift i lumtur bohemësh shkruan anabel.

4. Santorini

Nëse mendoni se është opsipon vere, gaboheni rëndë. Çfarë është më romantike sesa të shihni një perëndim buzë vullkanit që mund (ose jo) të ketë qenë frymëzim për Atlantis-in e Platos?

5. Slloveni

Nëse shkoni atje, një nga aktivitetet me të cilin do merreni më tepër është degustimi i verës. Vera që shërbehet atje thonë se nuk ngjan me asnjë tjetër në botë dhe a nuk mendoni se është romantike kjo? Përpos kësaj, Sllovenia është kaq pranë për të mos u vizituar.
Shtuar më 22/01/2019, ora 16:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori