Manastirliu zbulon sa vaksinime janë kryer deri më tani

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook, ka bzuluar se deri në tani në vendin tonë janë kryer 1,221,640 vaksinime.

Ministrja gjithashtu u ka bërë ftesë qytetarëve të pavaksinuar të shkojnë në qendrat më të afërta dhe të marrin vaksinën.

“1,221,640 vaksinime antiCOVID janë kryer deri më sot, por duhet të rritet ende më shumë mbulesa vaksinale.

Ndaj, një ftesë për të gjithë ata qytetarë që ende nuk janë vaksinuar: Drejtohuni në qendrën tuaj më të afërt të vaksinimit muaji gusht është muaj i hapur i vaksinimit për çdo qytetar +18 vjeç”, shkruan Manastirliu./albeu.com


Shtuar 3.08.2021 21:54