Seferi: Kemi mungesa të rëndësishme, Izraeli e Islanda finale për Shqipërinë

Taulant Seferi është një prej sulmuesve të ftuar nga trajneri Edy Reja për ndeshjet kundër Izraelit dhe Islandës në Nations League. Sulmuesi i Vorslka Poltava foli sot para mediave në konferencën e organizuar nga FSHF.

“Është e vërtetë i kam luajtur të gjitha ndeshjet, ndjehem mirë pastaj është zgjedhja e trajnerit se kush do fillojë nga minuta e parë dhe kush do jetë në stol. Ky grup që jemi duhet të bëjmë maksimumin dhe të jemi të gjithë bashkë, pasi kemi mungesa shumë të rëndësishme dhe na mërzisin që nuk janë me ne. Uroj të kthehen sa më shpejt, por ne që jemi duhet të japim maksimumin pasi janë ndeshjet finale”.

“Pa dyshim që të fitosh ndeshjen na duhen golat dhe jam shumë i lumtur që të gjithë sulmuesit janë në formë, kjo është gjë e mirë dhe shpresoj që kush do jetë në fushë të shënojë. Do doja të luaja, pak rëndësi se ka kundër kujt, kushdo jetë në fushë duhet të japë maksimumin, pasi këto dy ndeshje janë finale dhe kjo na duhet që të ngremë kombëtaren lart të gjithë së bashku.”

“Ne e dimë që Izraeli është kundërshtar i fortë e sidomos në fushën e tyre, por do punojmë këto gjashtë ditë të gjejmë pikët e dobëta. Fokusi ynë tani është Izraeli, pasi është ndeshja e parë, pastaj do flasim për ndeshjen e radhës”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.09.2022 14:29