Gjumi është baza e gjendjes psikologjike e trupore të njeriut. Mungesa e tij, apo cilësia e dobët mund të ndikojë negativisht në përditshmërinë e në përgjithësi në jetën tonë.
Shumë prej nesh e humbasin gjumin për arsye të ndryshme, të cilat kanë pasoja të rënda në vazhdim.
5 zakone që do ju bëjnë të flini më rehat e më mirë janë:
1.Zgjohuni çdo mëngjes në të njëjtën orë.
Duke ndjekur një orar të caktuar, ndihmoni organizmin të krijojë një program ditor.
2.Mundohuni të ekspozoheni për pak minuta në dritën e diellit, çdo ditë
Nëse gjatë gjithë
ditës qëndroni larg dritës
natyrale atëherë ora juaj biologjike fillon e shpërqëndrohet. Vetëm
drita natyrale e ndihmon atë të koordinohet sërish.
3.Ushtrohuni
Duke lodhur trupin gjatë
ditës, gjatë darkës do të
keni nevojë për çlodhje më shpejt se zakonisht.
4.Mbani një bllok shënimesh me ato që duhet të bëni ditët në vazhdim
Kjo do ju ndihmojë të jeni të organizuar e të mos
keni ankth e mendime kur shtriheni për të fjetur.
5.Mbajeni celularin larg
Është vërtetuar se
drita e telefonit e shpërqëndron sistemin njerëzor dhe e mban atë zgjuar.
Shtuar më 13/04/2020,
ora 00:00