“Provoni ta jetoni jetën time…”, 32 vjeçarja me karrocë: Askush nuk mi kupton vështirësitë

Personat me aftësi të kufizuar ndeshen me probleme të shumta, që nga infrastruktura e papërshtatshme deri tek paragjykimet dhe papunësia. Silvana Cara, një 32 vjevcare tregon se prej vitesh ka kërkuar të angazhohet me një punë por për shkak se ajo është në karrocë askush nuk preferon që ta punësojë duke e lënë atë të pashpresë.

Paragjykimet e kanë detyruar këtë 32-vjeçare me aftësi të kufizuara të bëjë disa tatuazhe ku përcjell edhe mesazhe.

Vetëm një person që mund ta përjetojë këtë që përjetoj unë mund ta kuptojë vështirësinë që kam unë çdo ditë. Ndaj i kam bërë edhe këto tatuazhe,” tha ajo. 32 vjeçarja Silvana Cara tregon se jeton me karrocë që prej moshës 8 vjeçe.

Ëndrrat e saj u prenë që në klasë të tretë. “Për fat të keq, shkolla është ndërprerë. Ka qenë dita e parë e klasës së tretë kur më ndodhi problemi dhe që atëherë nuk i kam pasur mundësitë që të vazhdj shkollën,” tha ajo.

Ka kërkuar një punë por e mbajnë me shpresa të kota. “Edhe pse jam kështu mund të punoj, por këtu në Shqipëri janë paragjykimet që … kam kërkuar kudo dhe më thonë: Po do të marrim, do të të telefonojmë. Dhe asnjë telefonatë, asgjë. Edhe në shtet të njëjtën gjë,” tha Silvana.

Ajo tregon se dita e saj është e varfër e pa angazhime edhe pse dëshira është e madhe që të ketë një punë.

Problemet janë të mëdha ….thotë se ndihma që merr për kujdestarin është e pamjaftueshme pasi me 120 mijë lek askush nuk shkon të kujdest me të.

“Marr, por jo mjaftueshëm. Lekët e shoqëruesit janë 120 mijë lekë. Kush mund të vijë me 120 mijë lekë të më shërbejë,” thotë ajo.

Për 32 vjeçaren dhe personat e tjerë me problem të ngjashme shteti nuk ka bërë shumë. “Shteti të mendojë edhe për ne, jo vetëm për ato që kanë por dhe për ato që s’kanë,” tha Silvana./Ora