48 mijë dollar për një natë, çfarë gjendet brenda suitës më të shtrenjtë në botë
Me 48.000$ mund të bësh shumë gjëra për të ardhmen. Mund të blesh një shtëpi të vogël, një makinë apo ti investosh diku me shpresën e kthimeve më të larta.

Por kjo shumë parash, mund të zhduket gjithashtu sa hap e mbyll sytë në një natë të vetme, nëse ju zgjidhni ta kaloni në suitën më të famshme dhe më të shtrenjtë të riverës franceze.

Po, kështu siç e dëgjuat, një natë në suitën 2 dhomë-she që ndodhet në “Hotel de Paris” në Monaco kushton 48.000$ shkruan CNN.

Sigurisht një vlerë e tillë, përveç luksit që mbajnë ambientet i shtohet pasi princesha e famshme Grace Kelly ka qendruar atje. Suita e rinovuar luksoze prej 85 metrash e ka marrë famën më të madhe pikërisht prej ish-yllit të filmave, e cila u bë princeshë pas martesës së saj me princin e Monaco-s, Rainier në 1956-ën.

Thuhet se ky hotel luksoz me 5 yje gjithnjë ka dalluar nga të ato më të shtrenjtat e vendit.

Suita e princeshës ishte dizenjuar pasi familja mbretërore kishte dhënë aprovimin. Ata kanë dhuruar në hotel një pjesë të mirë të artit të princeshës Grace, foto familjare, shkrime të saj hde koleksione shumë private.

Djali i saj, princ Albert, thuhet se është përfshirë shumë gjatë kohës së dizenjimit të hotelit. Ai dhe motra e tij, bën një inagurim intim të hotelit, nëntorin e vitit të shkuar.

Kudo nëpër suit gjenden kujtime të nënës së tyre. Në njërën, është fotografuar ardhja e saj në hotelin e famshëm bashkë me 2 yje të tjerë të Hollywood-it asokohe, Gregory Peck dhe David Niven, të cilët gjendeshin aty për premierën e një filmi.

Gjatë muajve të verës, hapsirat përreth suitës do të dekorohen me trëndafilat e saj të preferuar.

Po çfarë ka kaq luksoze ky hotel?

Suita ka 2 shtretër luksoze dhe 2 dhoma zhveshjeje, 2 tualete me sauna dhe gjithçka tjetër për kujdesin ndaj trupit.

Aty gjendet gjithashtu një hapësirë ku mund të pish dhe të kalosh një mbrëmje të këndshme pasi ke dalë nga dhoma e ngrënies, apo nga zyra, e cila ndodhet gjithashtu në suitë.

Në fakt, më mirë se fotot asgjë nuk mund ta shpjegojë magjinë e këtij hoteli i cili siç duket e justifikon çmimin e majmë.

“Ju po blini eksperiencën e një ëndrre. Ëndrrat nuk kanë çmim.”- kështu është shprehur një nga menaxherët e hotelit, si për ta na bindur se 48 mijë dollarë nata për një vend të tillë ja vlen barra qiranë.
Shtuar më 14/11/2018, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori