Ukraina jep alarmin: Sonte do të na sulmojë edhe Bjellorusia

“Bjellorusia mund të sulmojë Ukrainën mbrëmjen e sotme”. Ishte ky alarmi që dha nga Qendra e Ukrainës për Komunikimet Strategjike dhe Sigurinë e Informacionit, duke shpjeguar se ?sipas të dhënave paraprake, trupat bjelloruse mund të përfshihen në pushtimin e vendit?.

Sipas Kievit, pushtimi do të ishte përgjigja e Minskut ndaj sulmit ajror të supozuar që filloi nga Ukraina dhe që sipas Kievit ishte planifikuar nga Rusia.

Në krahun tjetër Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë e ka mohuar sulmin me një deklaratë zyrtare.

Edhe SHBA tha se “aktualisht nuk ka asnjë indikacion se do të ndodhë kjo”. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby konfirmoi se nuk presin për një sulm të mundshëm nga forcat bjelloruse në Ukrainë.


Shtuar 11.03.2022 21:23