Zbulohet emri, ky pritet të jetë trajneri i ri i Newcastle

Sipas Guardian, drejtoresha e re e Newcastle, Amanda Staveley ,është e dhënë pas virtyteve të trajnerit të Fonseca dhe klubi është i gatshëm të arrijë një marrëveshje me teknikun portugez.

Pasi stërviti skuadra të ndryshme – duke përfshirë Porton – në vendin e tij të lindjes, Fonseca vendosi të provonte fatin e tij jashtë vendit dhe pasoi legjendën e Shakhtar Donetsk Mircea Lucescu në skuadrën e ekipit ukrainas.

Magjia e tij te Shakhtar ishte e frytshme për sa i përket trofeve, pasi Fonseca fitoi shumë trofe dhe e udhëhoqi skuadrën në 16-shen e fundit të Ligës së Kampionëve në sezonin 2017/18.

Në vitin 2019, ai u nda me kampionët ukrainas për t’u bashkuar me Romën, ku qëndroi për disa sezone. Pavarësisht se nuk fitoi asgjë në skuadrën e Serie A, Fonseca ishte afër arritjes në finalen e sezonit të kaluar në Europa League, por ata u eliminuan në gjysmëfinale nga Manchester United.

Sidoqoftë, Fonseca nuk është trajneri i vetëm në konsideratë për të zëvendësuar Bruce , me Roberto Martinez , Frank Lampard , Steven Gerrard dhe Eddie Hoëe të gjithë në radarin e Newcastle .


Shtuar 21.10.2021 17:53