3 zakone që tregojnë se fëmija juaj është një gjeni
Nëse je prind, me shumë mundësi e di sa të rëndësishme janë vitet e para të jetës për fëmijën. Gjatë këtyre viteve keni mundësinë për të ndikuar në jetën e tyre. Ka shumë faktorë që ndikojnë në trurin e një fëmije. Megjithatë, zakone të caktuara, janë mjaft të rëndësishme për ta.

"Ne shqetësohemi për atë se çfarë do të bëhet një fëmijë nesër, por harrojmë se ai është dikushi sot."- Stacia Tauscher

Një studim i publikuar nga "The Lancet" u përpoq të zbulonte se si 3 zakone ndikojnë në zhvillimin njohës te fëmijët e moshës 8 deri në 11 vjeç. Bëhet fjalë për gjumin, stërvitjen dhe kohën e qëndrimit para ekranit.

Kini parasysh që:

1. Gjumi: 9 ose 10 orë

2. Stëvitja: 60 minuta aktivitet fizik i moderuar

3. Koha para ekranit: 2 orë


Më shumë se 45 pjesëmarrës u testuan për gjuhën, kujtesën, shpejtësinë dhe aktivitetin fizik.

Çuditërisht, studimi zbuloi se vetëm 5% e pjesëmarrësve plotësojnë të tre udhëzimet e mësipërme, si dhe 29% që nuk plotësonin as edhe një prej tyre.

Studimi zbuloi se fëmijët që qëndronin më shumë se 2 orë përpara ekranit çdo ditë, kanë një performancë më të keqe se fëmijët që qëndrojnë më pak se 2 orë.

Por si ta vini në zbatim këtë metodë për të mirën e fëmijës suaj?

3 zakonet janë të thjeshta.

Gjumi nuk ka të bëjë thjesht me orët kur fëmijët flenë, por me njohjen e modeleve dhe zakoneve të veçanta të gjumit të secilit fëmijë, të cilat mund të pengojnë aftësinë për të bërë 9 deri në 11 orë gjumë.

Stërvitja është më shumë se sa thjesht të dalurit jashtë. Ajo ka të bëjë më gjetjen e llojit të ushtrimit që pëlqen fëmija juaj në mënyrë që ata ta kthejnë aktivitetin fizik në prioritet gjatë kohës që rriten.

Koha para ekranit ka të bëjë me zhvillimin e aftësisë krijuese. Ajo është koha e të mësuarit. Dokumentarët në YouTube për kafshët, sistemin diellor, apo programe të tjera për fëmijë. Ajo që përfitojnë fëmijët në këtë rast nuk krahasohet me lojërat online. Mundohuni t'i jepni fëmijëve përmbajtje nga më të ndryshmet, sepse ata kanë aftësinë që të thithin çdo gjë.

Merrni kohën e nevojshme për të filluar zbatimin e këtyre zakoneve, të cilat do të sjellin një ndryshim të madh.
Shtuar më 16/03/2020, ora 15:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori