Letra emocionuese e Jakup Krasniqit nga burgu i Hagës, për bijën e tij

Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi vazhdon të jetë ende në paraburgim në Hagë, pas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale dhe fillimit të gjykimit ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

E për kalimin e ditëve në çelin e burgut, Krasniqi ka vendosur që të shkruaj vargje poetike.

Së fundmi ai shkruar disa vargje për jetën dhe gjendjen e tij në atë çeli.

Këto vargje i ka publikuar vajza e tij, Gresë Krasniqi.

“Burgu im qenka një vrimë. Qiell e diell i shoh copë-copë. Aty ku bie e zgjohem përditë. Për mua është vetëm një gropë. Veçmas për këtë moshë”, janë vargjet që ka shkruar Jakup Krasniqi.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit, ka filluar nga data 3 prill 2023. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasnqi janë deklaruar të pafajshëm. Ata po mbahen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.


Shtuar 1.09.2023 14:41