22 vjeçarja që pretendon se ka ADN jashtëtokësore (FOTO LAJM)

Një 22-vjeçare pretendon se ka ADN jashtëtokësore, ajo quhet Lea Kapiteli nga Melburni i Australisë.

Lea Kapiteli pohon dhe mbron idenë e saj se ajo është ngjizur nga një alien.

“U vizitova nga një prezencë e huaj, e quajtur Mezreth, kur isha 13 vjeç. Ajo më tregoi se vija nga një botë tjetër dhe kisha origjinë të përzier, njerëzore dhe aliene”, tregon Kapiteli për “Daily Mail Australia”.

“Për vite më dukej se të tjerët më shihnin çuditshëm. Por kur kuptove se isha aliene, atëherë e dija se jam këtu për një arsye: Për të dëshmuar jetën në tokë”, shton ajo.

Për fatin e saj të keq askush nuk i ka besuar kësaj ideje dhe përkundrazi shumë herë është vënë në lojë./albeu.com/

Shtuar më 24/11/2016, ora 09:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori