22-vjeçarja me ekzemë gjen shërim tek dieta vegjetariane
22-vjeçarja Alice Morgan, nga Liverpuli, ka më shumë se 3 vjet që vuan nga një lloj i rrallë ekzeme, që i shkakton shfaqjen e flluskave kudo në trup.

Që fëmijë ajo ka pasur probleme me lëkurën, por 3 vitet e fundit gjendja i është përkeqësuar edhe më shumë. Lëkura i acarohej sidomos kur ishte moti i ftohtë.

Alice ka përdorur mjekime dhe kura të shumta, me shpresën se problemi i saj do të gjente një zgjidhje, por pa rezultat. Flluskat ndaluan së shfaquri kur ajo filloi të ndiqte një regjim ushqimor vegjetarian.

Alice tregon se gjatë kohës që flluskat shfaqeshin në trupi dhe i shkaktonin kruajtje, problemet nuk ishin vetëm fizike por edhe psikologjike. Ajo ndjehej e vetme, e çuditshme, ndryshe nga të tjerët, e shëmtuar, jo sociale, në ankth dhe nuk kishte besim në vetvete.

Pasi konstatoi se asnjë nga mjekimet nuk po jepte rezultat, ajo ndoqi këshillën e një specialisti në ndjekjen e një regjimi ushqimor të përshtatshëm për të dhe gjendjen në të cilën ajo ndodhej. Asaj i duhej të shmangte disa ushqime të caktuara, si alkooli, nënproduktet e qumështit dhe të grurit.

Ja dieta e re e Alices:

Mëngjesi: selino dhe lëng frutash

Midis mëngjesit dhe drekës: një banane

Dreka: sallatë me salcë avokadoje dhe fruta

Midis drekës dhe darkës: karotë ose sallatë frutash

Darka: perime te ziera

Ëmbëlsira: sallatë frutash

Alice shprehet se tashme ajo po jeton një jetë normale, ashtu siç ka dashur gjithmonë dhe thotë se beson se çdo sëmundje mund të kurohet me anë të konsumimit të ushqimeve të duhura./albeu.com/

Burimi: Daily Mail
Shtuar më 17/10/2016, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori