21 vjeçarja që peshon më pak se 7 kilogramë
Pëlqej
Hatixhe Koxhaman
Hatixhe Koxhaman është 21 vjeçe dhe është femra më e shkurtër në botë. Kjo turke e vogël është e lartë vetëm 71 centimetra, ndërsa e rëndë më pak se 7 kilogramë. Do të thotë, ka peshën dhe madhësinë e një fëmije tetëmuajsh, transmetojnë mediet britanike.

Hatixhe jeton me prindërit e saj në Kadirli. Ka vizituar mjekë të shumtë në Turqi, por askush nuk ka arritur të diagnostifikojë se nga cila sëmundje vuan.

Ajo ka ndjekur një shkollë speciale, por nuk mund të gjejë punë.

“Gjithmonë kam shpresuar se do të bëhem e njohur në gjithë botën, dhe tani jam, por për shkak të madhësisë”, ka deklaruar Hatixhe.

Për ironi të fatit, mbiemri i kësaj vajze është Koxhaman, që në shqip do të thotë "gjigant".
Shtuar më 17/11/2010, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori