21 vjeçari kinez me këmbën më të madhe në botë (FOTO LAJM)

Kinezi 21 vjeçari vuan nga një gjendje e rrallë e gjigantizmit, që ka bërë që këmba e djathtë e djaloshit të rritet mbi 43 cm dhe më e keqja është se ajo po vazhdon t'i rritet.

Liu Huichang, vuan nga makrodaktilia që shkakton një pjesë të trupit, zakonisht gjymtyrë, të rritet në madhësi të jashtëzakonshme. Përmes një operacioni punëtori i një fabrike në rajonin Qu të provincës Sichuan në Kinë, do të provojë ta zvogëlojë problemin i cili i ka shkaktuar telashe tërë jetën.

Sipas "People's Daily Online", gjyshja e tij vazhdimisht i kishte punuar atij këpucë nga materiale të ndryshme, ndërkohë që tashmë më në fund mjekët tani kanë shpresa se një seri intervenimesh do t'i ndihmojnë Huichangut të zhvillojë një jetë normale. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2015, ora 09:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori