Dy fëmijë bien në një pus në Milloshevë, njëri nxirret i vdekur

Dy fëmijë kanë rënë në një pus në fshatin Milloshevë. Deri më tani, njëri nga ta është nxjerrë pa shenja jete, kurse për tjetrin po vazhdon kërkimi.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 16.06.2020 rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Milloshevë dyshohet se dy fëmijë kanë rënë në një pus. Policia me njësitet e saj ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës”, ka thënë Hoxha.

Ai tha se fëmija i parë mund të jetë i moshës 10/12 vjeçar.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një fëmije rreth 10/12 vjeçar i nxjerrë nga pusi. Po ashtu janë njoftuar ekipet e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmije tjetër i cili dyshohet të ketë rënë ne pus/ujë”, deklaroi Hoxha.


Shtuar 16.06.2020 14:50