20-vjeçarja flet për dashurinë me të moshuarin: Më bleu shtëpi në Miami
Një vajzë 20-vjeçare është fejuar me një burrë 30 vjet më të madh se vetja dhe ka dy fëmijë me të. Isabella Sainz thotë se të gjithë kujtojnë që i fejuari Joseph Conner 53 vjeç është babai i saj. 53-vjeçari është një polic i dalë në pension, ndërsa Isabella shprehet se ka rënë në dashuri kokë e këmbë me të.

Çifti nga Florida e SHBA ishte njohur vetëm një muaj para se Isabella të mbetej shtatzënë. Joseph tashmë është baba i gjashtë fëmijëve, pasi 4 të tjerë i ka nga një martesë e mëparshme. Të dy tashmë po planifikojnë martesën e tyre. 20-vjeçarja thotë se kur e njohu fillimisht, Joseph i dukej arrogant, por më pas ndryshoi mendim.

“Ai sillej si arrogant. Por sapo e njoha më mirë, kur bisedonim për politikën, familjen dhe fëmijët e tij, kuptova se është njeri i mirë. Ai nuk është arrogant, por kështu e tregon veten para të tjerëve”, shprehet ajo.

Ata u takuan për herë të parë në Dhjetor 2016 dhe një muaj më pas Isabella mësoi se kishte mbetur shtatzënë. 20-vjeçarja tregon se fillimisht u frikësua, por të dy vendosën se duhet të jetonin së bashku. Ajo thotë se Joseph e mbështeti dhe bleu një shtëpi në Miami. Pesë muaj pas lindjes së fëmijës së parë, Isabella mbeti përsëri shtatzënë.

Pavarësisht se tashmë po planifikojnë dasmën, Isabella thotë se në fillim askush nga familja dhe shoqëria e saj nuk e mbështeti për lidhjen me një burrë 30 vjet më të madh.

“Familja ime ishte e shqetësuar për diferencën në moshë. Kam humbur miqtë. Shumë prej tyre shkonin në universitet, ndërsa unë isha bërë nënë. Jetët tona shkuan në drejtime të ndryshme”.

Nga ana tjetër, Joseph nuk e ka aspak problem moshën, dhe nuk ndikon në ndjenjat që ai ka për Isabelle.

“Më pëlqeu mënyra se si ajo vepron dhe sa e pjekur është. Të tjerët mendojnë se unë jam lidhur me atë për shkak të bukurisë së saj, por kjo nuk është arsyeja“, u shpreh ai duke shtuar se fëmijët nga martesa e parë e kanë pranuar lidhjen e tij me Isabellën.


Shtuar më 29/01/2019, ora 11:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori